Adnan Januzaj është bërë me adresë të re.

Anësori shqiptar ka kaluar në radhët e skuadrës së elitës spanjolle, Real Sociedad.

Kjo e fundit raportohet se ka paguar Manchester Unitedit rreth 11 milionë euro, transmeton Telegrafi.

Futbollisti ka folur për herë të parë si lojtar i Sociedadit, ku ka pohuar se është i lumtur që i bashkohet një ekipi të madh si Sociedadi.

“Është një eksperiencë e re për mua dhe shpresoj të kem sukses. Kam dëgjuar për traditën e klubit dhe jam i kënaqur që jam pjesë e saj”.

“Do të përpiqemi që të jemi sa më të suksesshëm në ligë. Jemi pjesë e Ligës së Evropës dhe do të mundohemi ta fitojmë. Real Sociedad ka një lojtar shumë më të mirë dhe mezi pres t’i takoj dhe të luajë me ata”, ka thënë ndër të tjerash Januzaj pas një vizite që i bëri ambienteve të stadiumit.

Theksojmë se United në klauzolën e shitjes së lojtarit e ka futur edhe një paragraf të marrëveshjes, ku thotë se ka të drejt ta riblejë lojtarin në të ardhmen

 

Ndryshe, Januzaj ka qenë i huazuar vitin e kaluar në Sunderland ndërsa më parë ka luajtur edhe te Borussia Dormund.

Facebook Comments