Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje janë duke bërë përpjekjet e fundit për një koalicion të përbashkët. Takimet e zyrtarëve të këtyre dy subjekte kanë vazhduar edhe sot, ku temë diskutimi ishin format e mundshme të bashkëpunimit.

Lajmin  e ka konfirmuar Shkodran Hoti nga zyra për media e VV-së. Ai ka thënë se ka pasur një takim gjatë ditës së sotme, ndërkaq nuk ka dhënë më shumë detaje.

Më 8 korrik KQZ-ja certifikoi rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit. Ndërsa, presidenti ka afat ligjor deri më 8 gusht për ta thirrur seancën konstituive të Kuvendit.

PAN si fitues i zgjedhjeve thotë se ka siguruar votat e mjaftueshme për formimin e qeverisë Haradinaj.

Facebook Comments

Te ngjajshme