Policia e Kosovës njofton se lidhur me rastin e djeshëm që ka ndodhur në Drenas janë arrestuar shtatë të dyshuar.

Sipas Policisë, dyshohet se të njëjtit si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme janë përfshirë në rrahje.

 

Njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të gjashtë të dyshuarve tjerë dhe për pasojë lëndime kanë pësuar të gjithë (7) të dyshuarit, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e tipit “Glock-17”, cal-9×21, një fishek dhe pesë gëzhoja të kalibrit të njëjtë, një shufër metalike dhe një shkop druri, ndërsa është sekuestruar edhe një veturë e cila dyshohet të jetë e përshirë në rast”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, është bastisur shtëpia e të dyshuarit që ka shtënë me armë, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit policor, tre (3) prej tyre janë dërguar në mbajtje, kurse katër (4)  kanë vazhduar tretmanin mjekësor

Facebook Comments

Te ngjajshme