Reperi i njohur Mozzik dhe e dashura e tij, Loredana, së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

Ndonëse nuk e konfirmuan vet publikisht, lajmi u mor vesh nga mediat, dhe duket se tashmë nuk mbahet i fshehtë as nga vet dyshja më.

Përmes disa imazheve të publikuara në rrjetet sociale, çifti kanë treguar se kanë nisur të bëjnë blerje për beben e tyre që do të vijë së shpejti në jetë.

Ka qenë Mozzik, ai i cili ka publikuar në InstaStory një imazh, ku shfaq një palë atlete të markës Adidas “Stan Smith” version miniaturë.

Në video, ai shihet duke futur dy gishtat e tij në këpucë dhe lëviz me to dhe janë tejet të lezetshme.

Duket se dhurata e parë për beben që do të vijë së shpejti në jetë është vërtetë e veçantë.

 

Facebook Comments

Te ngjajshme