Ivan Perisic duket se ka ndonjë informacion, ose thjesht po shpreh dëshirën e tij.

Anësori i Interit me t’u publikuar raportimi nga AS ka zgjedhur Instagramin e tij për të postuar një foto me dy kroatët, Sime Vrsaljko dhe Marcelo Brozovic.

Por, përpos faktit se këtu është një foto me tri reprezentues kroatë që u shpallën nënkampionë të botës, përshtypje ka lënë veprimi tjetër i Perisicit.

“Kush mungon?”, ka shkruar Perisic në këtë foto.

Pos tjerash, ai në këtë foto ka etiketuar Luka Modricin, duke aluduar kështu në një transferim të tij dhe bashkimin me kroatët tjerë.

Duket se insistimi për një transferim të Modricit buron nga brenda skuadrës së Interit dhe raportime se kroati ka vendosur të qëndrojë nuk do të shuajnë spekulimet e vazhdueshme.

Afati kalimtar në Itali mbaron javën e ardhshme dhe pritet që këto spekulime të intensifikohen në ditët në vijim derisa vet lojtari kroat ose klubi madrilen të mos dalë me ndonjë konfirmim zyrtar.

Facebook Comments

Te ngjajshme