Tiemoue Bakayoko është pranë zyrtarizimit si lojtar i Milanit.

Francezi në mëngjesin e hershëm ka mbërritur në klinikën e klubit kuqezi ‘La Madoninna’.

Mesfushori i Chelseat ishte i shoqëruar nga agjenti Federico Pastorello dhe gjatë ditës pritet edhe nënshkrimi i marrëveshjes në Casa Milan.

Ai me shumë mundësi do t’i bashkohet skuadrës italiane në formë të huazimit për pesë milionë euro, por me drejt blerje për 35 të tjerë.

Për lojtarin kishin shfaqur interesim edhe shumë skuadra tjera evropiane.

Bakayoko iu bashkua Bluve nga Monaco në verën e 2017 për 40 milionë funte (44.8 milionë euro).

Me Chelsean fitoi një FA Cup, ndërsa në 43 paraqitje në të gjitha garat shënoi vetëm tre gola

Facebook Comments

Te ngjajshme