I sapo transferuari te Arsenali, Stephan Lichtsteiner, është kthyer të flas për ish-skuadrën e tij.

Ai tha se shpreson se Zonja e Vjetër të fitojë Ligën e Kampionëve, por nuk është penduar se është larguar.

“Shpresoj që Juventusi të fitojë Ligën e Kampionëve, ata e meritojnë pas dy finaleve të humbura”.

“Ronaldo? Nuk pendohem që u largova pasi ajo ishte çka dëshiroja. Doja një sfidë të re. Të gjithë janë të lumtur t’i bashkohen Juventusit, por tani mendoj për Arsenalin”, ka thënë Lichtsteiner për Sky Sport.

Ylli i Përfaqësueses së Zvicrës ka fituar shtatë Scudetto radhazi me Juven nga 2011 deri në 2018.#

34-vjeçari luajti ndeshjen e parë me Arsenalin në Ligën Premier, por humbi nga Manchester City me rezultat 0-2.

Lichtsteiner kaloi te Topçinjtë këtë verë si lojtar i lirë.

 

Facebook Comments

Te ngjajshme