Policia e Kosovës ka njoftuar se i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për të ofruar siguri për të gjithë pjesëmarrësit për ndeshjen e Superkupës së Kosovës, ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.  

Njëherësh është bërë e ditur se janë ndërmarrë masat e nevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore në kryeqendër me qëllim të rregullimit të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të trafikut, në mënyrë që të krijohet rrjedhshmëri normale në trafik si dhe një ambient i qetë dhe i sigurt.

Ju njoftojmë se pas pranimit të kërkesës nga Federata e Futbollit të Kosovës, për ndeshjen e  futbollit, e cila do të zhvillohet sonte në ora 20:00,  në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Drejtoria Rajonale e Policisë –Prishtinë,  ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura policore për të ofruar siguri për të gjithë pjesëmarrësit si dhe ka ndërmarrë masat e nevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore në kryeqendër, me qëllim të rregullimit të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të trafikut, në mënyrë që të krijohet rrjedhshmëri normale në trafik si dhe një ambient i qetë dhe i sigurt.

Policia e Kosovës për të evituar bllokadat në rrugë, kolonat e gjata të automjeteve, për të mundësuar një qarkullim në suaza të normales, do të veproj në të gjitha rrugët të cilat lidhen me stadiumin “Fadil Vokrri”, duke formuar pikat e kontrollit me qëllim të ndalimit dhe udhëzimit të  automjeteve, si dhe vendosjen e rregullit përgjatë atyre rrugëve.

Në këtë kontekst, policia do të ndërpres qarkullimin e të gjitha automjeteve në rrugët:

Operacioni në fjalë do të filloj  të implementohet sot (13.08.2018), që nga ora 16:30 ,  andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën, besimin dhe mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe veçanërisht lusim qytetarët e kryeqytetit që të shmangin lëvizjet e tyre drejt stadiumit të qytetit  me vetura.

Facebook Comments