Tenisti numër një në botë, Rafael Nadal, e ka mposhtur Stefanos Tsitsipasin për ta fituar turneun Rogers Cup në Toronto.

Greku 20-vjeçar kishte bërë një rrugëtim fantastik në këtë turne duke i befasuar të gjithë.

Rrugës për në finale, ai kishte eliminuar tenistë, si Dominic Thiem, Novak Djokovic e Alexander Zverev.

Mirëpo, në finale pësoi nga tenisti spanjoll me rezultat 2-0 në sete (6-2 dhe 7-6).’

Tsitsipas  fitoi zemrat e tifozëve me paraqitjet e tij, mirëpo 32-vjeçari Nadal ishte në disponim për ta fituar trofeun.Ndërkaq, në kategorinë e femrave, garën në Montreal e fitoi tenistja Simona Halep.

Rumunia 26-vjeçare fitoi ndaj amerikanes Sloane Stephens me rezultat 2-1 në sete (7-6, 3-6, 6-2).

Facebook Comments

Te ngjajshme