Wayne Rooney edhe një herë ka treguar kualitetet e tij për DC Unitedin.

Skuadra e anglezit ka fituar me rezultat 3-2 ndaj Orlando Cityt në Major League Soccer.

Teksa po zhvillohej minuta e fundit e ndeshjes, rezultati ishte 2-2, porta ishte e zbrazur, skuadra kundërshtare fillon kundërsulmin, por ishte Rooney ai që ndryshoi rrjedhën e gjithë kësaj.

32-vjeçari me një ndërhyrje të bukur ndali aksionin e kundërshtarëve dhe pastaj me një asistim nga rreth 45 metra asistoi te goli i fitores.

Vlen të theksohet se Rooney asistoi edhe te goli i parë në takim.

Anglezi iu bashkua skuadrës nga Amerika nga Evertoni.

Por, ai do të njihet gjithmonë si ikona e skuadrës angleze, Manchester United, me të cilët fitoi shumë tituj.

 

Facebook Comments

Te ngjajshme