Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi ka thënë se nuk ka marr njoftim zyrtar nga prokurori i Prokurorisë Speciale, Elez Blakaj se dorëheqja e tij ka të bëjë me kërcënime që ai ka marrë gjatë kryerjes së punës, thuhet në një komunikatë për shtyp. Express ka tentuar ta marrë një deklaratë nga

Një deklaratë e tillë erdhi pas raportimeve në mediat lokale se Blakaj dha dorëheqje pasi ishte kërcënuar lidhur me hetimet e tij që po i bënte në disa raste të terrorizmit si dhe dyshimet për manipulime me lista të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Sidoqoftë, dëshirojmë të informojmë opinionin se prokurori Blakaj, përderisa ishte duke hetuar rastin e njohur në opinion si ‘Lista e veteranëve të UÇK-së’, kishte marrë informacione se Komisioni i Mjekëve në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale ishte duke u marrë me përcaktimin e statusit të invalidëve të luftës dhe se gjatë punës së këtij komisioni ka pasur kanosje, për të cilën edhe është hapur rasti si i tillë në Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.

Kryeprokurori i Shtetit njofton se Policia, pas raportimit të kanosjes ka shtuar patrullimet në vendin e punës së prokurorit Blakaj.

Blakaj po ashtu kishte pranuar një mesazh kërcënues në rrjetin social Facebook, por megjithatë pas raportimit të këtij rasti në Polici, ai ishte deklaruar se ai nuk ndihet i kërcënuar.

“Po ashtu, Kryeprokurori i Shtetit ka informacione se prokurori Blakaj në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook ka pranuar një mesazh kërcënues me fjalët: ‘Dënoi kriminelët, e jo hoxhallarët’, kurse më pas prokurori Blakaj e ka raportuar në polici, ku ka deklaruar se veten nuk e ndien të kërcënuar, por është i brengosur rreth familjes së tij, sidomos për fëmijët dhe ka kërkuar përcjelljen nga njësitet policore të fëmijëve të tij gjatë vajtje-ardhjes në shtëpi – shkollë”, thuhet në njoftim./Express/

Njoftimi i plotë i prokurorisë:

Kryeprokurori i Shtetit informon opinionin në lidhje me shkrimet e sotme në pothuajse të gjitha mediat dhe portalet për dorëheqjen e prokurorit të PSRK-së, z. Elez Blakaj.

Kryeprokurori i Shtetit zyrtarisht asnjëherë nuk është informuar me shkrim nga prokurori Blakaj se ka pasur ndonjë kërcënim në lidhje me punën e tij. Zyrtarisht, deri më sot ne kemi pranuar vetëm dorëheqjen e tij, të cilën e ka drejtuar te Kryeprokurori i PSRK-së, z. Reshat Millaku.

Sidoqoftë, dëshirojmë të informojmë opinionin se prokurori Blakaj, përderisa ishte duke hetuar rastin e njohur në opinion si “Lista e veteranëve të UÇK-së”, kishte marrë informacione se Komisioni i Mjekëve në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale ishte duke u marrë me përcaktimin e statusit të invalidëve të luftës dhe se gjatë punës së këtij komisioni ka pasur kanosje, për të cilën edhe është hapur rasti si i tillë në Policinë e Kosovës.

Kërkesa e prokurorit Blakaj është shqyrtuar dhe Policia e Kosovës ka vendosur të shtojë patrullimet në vendin ku komisioni po punonte si dhe në vendosjen e kontakteve të kohëpaskohshme në mënyrë që procesi të vazhdojë sipas planifikimit. Megjithatë, prokurori Blakaj nuk ka raportuar për këtë rast se ka ndonjë kërcënim ndaj tij.

Po ashtu, Kryeprokurori i Shtetit ka informacione se prokurori Blakaj në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook” ka pranuar një mesazh kërcënues me fjalët: “Dënoi kriminelët, e jo hoxhallarët”, kurse më pas prokurori

Blakaj e ka raportuar në polici, ku ka deklaruar se veten nuk e ndien të kërcënuar, por është i brengosur rreth familjes së tij, sidomos për fëmijët dhe ka kërkuar përcjelljen nga njësitet policore të fëmijëve të tij gjatë vajtje-ardhjes në shtëpi – shkollë.

Policia e Kosovës ka shqyrtuar kërkesën e prokurorit Blakaj dhe të nesërmen ka filluar me ofrimin e përcjelljes së fëmijëve të prokurorit Blakaj. Edhe në këtë rast, policia ka hapur rast hetimi ndaj kërcënuesit të prokurorit Blakaj.

Po ashtu, Kryeprokurori i Shtetit sqaron se sipas Ligjit nr. 03/L- 225, nenin 22, parashihet se “Prokurorët kanë të drejtë që nga Këshilli Prokurorial i Kosovës të kërkojnë masa të veçanta mbrojtëse për veten dhe për familjet e tyre atëherë kur kërcënimi për jetën e tijsaj apo të një anëtarije të familjes vjen si rezultat i ushtrimit të funksionit të tyre prokurorial apo buron nga ai”.

Këto janë të gjitha informacionet zyrtare që ka Kryeprokurori i Shtetit lidhur me rastin në fjalë dhe sapo të kemi ndonjë informatë tjetër nga prokurori Blakaj, Kryeprokurori i Shtetit do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore konform mandatit dhe obligimeve ligjore. Ndërsa, për rastet – lëndët që ka pasur në punë prokurori Blakaj është kërkuar që të ndahen te prokurorët e tjerë në kuadër të PSRK-së dhe asnjë zbrazësi nuk do të lejohet në hetimin e plotë dhe të pavarur të secilit rast, pra edhe të rasteve në fjalë.

 

Facebook Comments

Te ngjajshme