Milani ka kryer dy transferime të rëndësishme ditën e sotme, pasi testet mjekësore në La Madonnina, janë kryer nga Samuel Castillejo dhe Diego Laxalt.

Klubi është duke punuar në ditët e fundit që t’i mbyll këto marrëveshje dhe kjo tashmë është arritur.

Me mëngjes në qendrën mjekësore La Madonnina ka qenë i pranishëm mesfushori sulmues i Villarrealit, Samu Castillejo.

Ai i ka kryer tekstet mjekësore dhe do të bashkohet me skuadrën në stërvitjen e parë.

Spanjolli do të mbajë fanellën me numrin 29.

Në anën tjetër do të shkojë Carlos Bacca si pjesë e marrëveshjes. Ai do të kalojë në huazim me detyrim blerje për 18 milionë euro, pasi llogaritet edhe kartoni i Carlos Baccas, dikur rreth 25 milionë euro.

Në mesditë ka mbërritur edhe Diego Laxalt, ku i ka kaluar vizitat mjekësore në La Madonnina.

Edhe ky pritet ta nënshkruajë kontratën me klubin, pasi edhe Genoa është pajtuar me largimin e tij.

Transferimet pritet të bëhen zyrtare nga klubi sot.

Facebook Comments