Organizatori amerikan, Kyan Anderson është basketbollisti më i ri i klubit më të madh kosovar, KB Prishtinës.

Klubi kryeqytetas ka vazhduar me goditje para nisjes së sezonit të ri, në Kosovë dhe gara evropiane.

I fundit që është zyrtarizuar nga Prishtina është organizatori amerikan, Anderson.

“Pas zyrtarizimit të trajnerit, sot ekipi ynë zyrtarizon edhe një përforcim. Bëhet fjalë për organizatorin amerikan Kyan Anderson”.

‘Playmakeri’ 26 vjeçar ishte pjesë e kolegjit TCU, ku për katër vite kishte performancë të jashtëzakonshme, duke u bërë njëri ndër koshashënuesit më të mirë në histori të këtij kolegji”.

“Si profesionist Anderson karrierën e nisi në Belgjikë te Okapi Aalstar. Te ekipi belg, organizatori amerikan ishte koshashënuesi më i mirë i ekipit me 15.9 pikë për ndeshje. Njëkohësisht, përkundër parashikimeve, dërgon ekipin e tij në finale të kampionatit”.

“Performanca e tij e mirë në ligën belge i tërhoqi vëmendjen ekipit nga Bundesliga e Gjermanise, Medi Bayreuth, të cilët “rrëmbyen” Andersonin. Në Bundesliga, Kyan vazhdoi me performancë shumë të mirë, duke përfunduar sezonin në vend të katërt me mesatare prej 12 pikëve për ndeshje. Në playoff Kyan dhe bashkëlojtarët e tij humbin nga finalisti EWE Basket”.

“Nga Bundesliga, destinacioni i ardhshëm i Kyan bëhet Liga A e Francës, më saktësisht në ekipin e famshëm, Pau Orthez”.

“Pau Orthez, nëntë herë kampion i Francës dhe ish gjysmëfinalist i Euroleague”.

“Sikurse në ekipet paraprake edhe në Francë, Anderson tregoi kualitetin e tij, duke luajtur me mesatare prej 9.3 pikëve për ndeshje e 4.4 asistime”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Facebook Comments