Bayer Leverkusen ia ka rinovuar kontratën yllit të skuadrës, Leon Bailey, i cili ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare.
Sulmuesi xhamajkan ka befasuar të gjithë me talentin e tij të treguar në dy sezonet e kaluara në Bundesliga.
Në sezonin e fundit Bailey ka shënuar 12 gola në 34 paraqitje dhe kjo ka ngjallur interesim të mëdha nga klubet evropiane
21-vjeçari përfundoi në radarin e skuadrave londineze si Chelsea dhe Arsenali, por një kohë u pëlqye edhe nga Real Madridit.
Megjithatë, skuadra më e interesuar për shërbimet e tij ishte ajo italiane, Roma, që ofroi 40 milionë euro për shërbimet e tij.
Por, tani Leverkuseni ia ka mbyllur derën të gjitha skuadrave të interesuara për xhevahirin e tyre.
Kjo pasi skuadra gjermane ka njoftuar se Bailey ka nënshkruar një zgjatje pesëvjeçare në kontratën e tij.
Kështu, Bailey është lidhur me Leverkusenin deri në vitin 2023 me kushte të përmirësuara të kontratës.