Besa Kokëdhima ka paralajmëruar videoklipin e ri muzikor që do të publikohet së shpejti.

Këngëtarja shqiptare ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se është në përgatitje të projektit të ri.

Ajo e ka publikuar një fotografi nga xhirimet në Instagram për t’i mbajtur të informuar fansat e saj për këngën e re.

Po paraprakisht bukuroshja ka sjell disa imazhe sensuale të një foto sesioni, ku biondina shfaqet joshëse.

Bukuroshja ka të veshur një fustan të bardhë që vë në pah gjoksin e këngëtares gjersa i ka kombinuar me vathë të bukur dhe këpucë fantastike.

Kujtojmë që në të kaluarën, ajo ka sjellë projekte të pëlqyera solo, por edhe bashkëpunime shumë të mira.

Në vitin e kaluar, Besa e publikoi bashkëpunimin me Elinel, “Mos m’le me ra”, që u pëlqye nga fansat e dy këngëtarëve.

 

Facebook Comments