Modelja e njohur nga Peja, Arta Nitaj, vazhdon të bëhet temë e medieve herë pas here.

Ajo është një nga personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh publikon fotografi të ndryshme nga jeta dhe karriera.

Jo të rralla janë rastet kur Nitaj ndan me fansat ndonjë fotografi provokuese, duke vënë në pah fizikun e saj të shkëlqyer.

Një të tillë Arta e ka publikuar së fundmi në InstaStory, ku shfaqet mjaft atraktive teksa pozon me bikini të zeza.

Ajo është duke shijuar disa ditë të mira pushimi, ndërsa edhe nga rrezet e marra, duket modelja ka marrë një ngjyrë të bukur në trup.

E njëjta është shumë e komplimentuar nga ndjekësit për linjat e saj, të cilat nuk heziton t’i ekspozojë në çdo paraqitje.

Arta gjatë muajit qershor dhe korrik pati eksperiencën e saj të parë si prezantuese, duke u bërë një nga drejtueset e emisionit “Dueli i Botërorit”, që u transmetua gjatë gjithë Kampionatit Botëror 2018 në RTV Dukagjini.

 

 

Facebook Comments