Ajo është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare dhe së fundi ka folur rreth hitit “I’m a mess”.

Bebe Rexha ishte në qendër të vëmendjes së mediave rozë shkaku i MTV Video Music Awards.

Këngëtarja shqiptare ishte e nominuar në një prej kategorive, por nuk arriti të dal triumfuese, megjithatë u përfol nëpër mediat botërore.

Ajo në një moment kishte shkëmbyer puthjen me Rita Orën në tapetin e kuq, gjë që shkaktoi reagime pozitive te fansat.

 

Por, së fundi biondina ka zgjedhur rrjetet sociale që të zbuloj një fakt interesant rreth këngës “Im a mess”.

“Isha duke lëvizur nëpër studio dhe në një moment u ula në një kolltuk dhe para meje ishte producenti që duket i hareshëm dhe mjaft ‘cool’. Fillova të qaj dhe thash ‘Më falni, unë po bëjë rrëmujë’”, ai ma ktheu ‘Me të vërtetë, kështu do të titullohet kënga ‘I’m a mess’”, tha Rexha.

Kënga e publikuar kohë më parë me video deri më tani është shikuar mbi 66 milionë herë në YouTube.

Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore si dhe në albumin më të ri. 

Facebook Comments