Butrint Imeri përfundon koncertet: Faleminderit që keni qenë pjesë e një vere të paharruar

Këngëtari Butrint Imeri ka qenë një prej emrave të estradës më të pëlqyer këtë verë.

Ai ka qenë shumë i angazhuar me koncerte e mbrëmje muzikore të ndryshme anë e mbanë trevave shqiptare.

Butrinti është shumë falënderues ndaj gjithë atyre fansave që e mbështetën dhe që ishin të pranishëm në koncertet e tij për ta parë.

Në një video të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, këngëtari Imeri ka falënderuar adhuruesit e tij, të cilët i kanë dhuruar një verë të paharruar.

“Faleminderit që keni qenë pjesë e një verë të paharruar, kena me e mbajt mend shumë gjatë”, ka shkruar Butrinti në Instagram.

Facebook Comments

Te ngjajshme