Këngëtarja e njohur, Dua Lipa, ka festuar dje (e mërkurë) ditëlindjen e saj të 23-të.

Me këtë rast ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, ndjekësit dhe familjarët e saj.

Dua është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ka ndarë me fansat disa imazhe nga festa e ditëlindjes.

Ajo ka publikuar disa fotografi, ku ka treguar se është shfaqur me një fustan të bardhë dhe transparent në festë.

Me këtë veshje, Dua ka vënë në dukje gjoksin e saj atraktiv, ndërsa ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve.

“Nata e kaluar ishte e rëndësishme”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e fotografive të publikuara në rrjetet sociale.

Dua shquhet gjithmonë për paraqitjet e saj me stil, ndërsa këtë radhë ndryshe nga herët tjera, ajo vendosi të shfaqej me një veshje më provokuese.

Pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave të saj kanë qenë të shumta, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat e saj atraktive.

Facebook Comments

Te ngjajshme