Xherdan Shaqiri u largua nga Stoke City gjatë këtij afati kalimtar të verës për t’iu bashkuar gjigantit anglez Liverpool.

Pas paraqitjeve të mira edicionin e kaluar në elitën e futbollit anglez por edhe në Kampionatin Botëror, shumë skuadra e deshën yllin nga Kosova.

Por ishte Liverpoolit me insistimin e Jurgen Klopp që arritën të nënshkruanin me gjilanasin.

Shaqiri e ka nisur mjaftë mirë aventurën te Liverpooli duke shënuar gola e duke dhuruar asistime.

Liverpooli pagoi vetëm 13 milionë funte për Xherdanin pasi aq ishte klauzola e largimit të tij pas rënies së Stokes në Championship.

Çmimi i ulët që u pagua bënë që disa analistë të dyshonin në Shaqirin, ndërsa për këtë ka folur edhe trajneri gjerman.

“Në Angli është gjithçka ndryshe sa i përket transferimeve. Nëse një lojtar nuk kushton shtrenjtë atëherë ekziston dyshimi se ai mund të jetë i padobishëm”.

“Shembull kishte shumë dyshime për interesin tonë në Shaqirin”, u shpreh Klopp.

Tutje trajneri gjerman ka thënë se gjilanasi është një futbollist fantastik.

“Ne kemi paguar 13 milionë funte për të, por Shaqiri është një lojtar fantastik dhe tani të gjithë në klub e duan atë”.

“Në krahasim me Gjermaninë në Angli është vërtetë ndryshe dhe ka paragjykime te lojtarët varësisht nga çmimi i tyre”, ka thënë Klopp.

Liverpooli e ka nisur mbarë edicionin e ri në Ligën Premier ku ka marrë dy fitore në po aq takime.

Në ndeshjen e tretë, The Reds do të mirëpresin në Anfield skuadrën e Brighton.

Facebook Comments