Qatip Osmani ka folur pas humbjes së skuadrës tetovare ndaj Rosenborgut në kuadër të Ligës së Evropës.

Shkëndija është mposhtur me rezultat 3-1 në takimin e parë të ‘Play-Offit’ të Ligës së Evropës, në ndeshjen e luajtur në Norvegji.

Megjithatë, sipas trajnerit Osmani rezultati nuk është pasqyrë reale e asaj që skuadrat shfaqën në fushën e lojës për 90 minuta.

Osmani beson se kuqezinjtë merituan rezultat më të favorshëm dhe thotë se Shkëndija duhet të besojë në përmbysje në takimin e kthimit, më 30 gusht.

Bazuar në lojën e treguar mendoj se Shkëndija meritoi rezultat më pozitiv, por megjithatë shënuam golin që na jep shpresë se në takimin e kthimit do të mund të kualifikohemi në grupet e UEFA Ligës së Evropës”, ka thënë fillimisht Osmani.

“Na pret ndeshje historike në Shkup dhe Shkëndija do të mundohet të përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë”.

“Edhe pse humbëm, nëse luajmë me këtë ritëm, mendoj se kemi gjasa të kualifikohemi”.

“Normal do kemi nevojë për mbështetjen e publikut dhe besoj të kemi numër të madh spektatorësh në tentimin për të shkruar historinë”, përfundoi trajneri i Shkëndijës.

Facebook Comments