Komiteti për Liritë civile, drejtësi dhe çështje të brendshme (LIBE) që funksionon në kuadër të Parlamentit Evropian sot pritet të votojë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Fillimisht do të këtë miratim të rendit të ditës, miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve, dhe pastaj nisin temat për të cilat do të votohet në këtë komision.

Nga agjenda bëhet e ditur që takimi nis nga ora 09:00 dhe do të përfundojë në ora 12:30.

Fillimisht do të raportojnë Krisogon Kostas për buxhetin e BE-së, Skripek Branislav , dhe në radhë vije Tanja Fajon për çështjen e vizave për Kosovën.

Ndryshe, në pjesën e fundit të muajit korrik, Kosova mori rekomandimin pozitiv nga Komisioni Evropian në lidhje me lëvizjen e lirë të qytetarëve në Zonën Schengen, ndërsa votimi në LIBE pritet t’i hapë rrugë votimeve në instancat tjera të BE-së.

 

Facebook Comments