Roma provokon Barcelonën, duke iu drejtuar Real Madridit: Presim duartrokitje për Manolasin në Bernabeu

Roma provokon Barcelonën, duke iu drejtuar Real Madridit: Presim duartrokitje për Manolasin në Bernabeu

Roma dhe Barcelona asesi të gjejnë paqe mes vete.

Fillimisht klubi italian e eliminoi Barcelonën nga Liga e Kampionëve me një rikthim fantastik nga 1-4 në 3-0.

 

Roma provokon Barcelonën, duke iu drejtuar Real Madridit: Presim duartrokitje për Manolasin në Bernabeu

0Shares

Roma dhe Barcelona asesi të gjejnë paqe mes vete.

Fillimisht klubi italian e eliminoi Barcelonën nga Liga e Kampionëve me një rikthim fantastik nga 1-4 në 3-0.

Golin e fitores për Romën e shënoi qendërmbrojtësi grek Kostas Manolas.

Ndërkohë gjatë afatit kalimtar veror Barcelona u hakmarrë duke ia marrë nga dora Romës sulmuesin brazilian Malcom.

Telenovela Roma – Barcelona po vazhdon edhe në rrjetet sociale.

Pas hedhjes së shortit në Ligën e Kampionëve, Roma ka reaguar duke ngacmuar kataluansit.

Klubi italian nëpërmjet ‘Twitterit’, ka publikuar golin e Kostas Manolas me një mbishkrim interesant.

“Presim duartrokitje para ndeshjes në Santiago Bernabeu për këtë njeri”, ka shkruar Roma duke iu referuar Manolasit.

Kjo ka bërë që ky postim i Giallorosëve të shpërndahet jashtëzakonisht shumë, dhe është një tjetër ngacmim për Barcelonën.

Ata që kanë shpërndarë më së shumti postimin kanë qenë tifozët e Realit, klub rival me katalunasit.

Facebook Comments