Sherifi, Vetëvendosjes: A jeni bërë ju argat të Serbisë, apo Isa hoqi dorë?

Sherifi, Vetëvendosjes: A jeni bërë ju argat të Serbisë, apo Isa hoqi dorë?

Shefi i grupit parlamentar të NISMA-s, Bilall Sherifi ia përmendi Vetëvendosjes parullën “Isë, Isë argati i Serbisë” dhe pyeti këtë parti nëse janë bërë edhe ata argat i Serbisë.

Ndër të tjera,  ia premtoi votën e tij personale opozitës, për rrëzimin e Qeverisë, kur të kenë një platformë të qartë për dialogun.


Kur i treguan se Vetëvendosje e akuzoi partinë e tij se po bëjnë kalkulime, Sherifi tha se për Vetëvendosjen nuk do të vinte fare.

“Ne kemi provuar me Vetëvendosjen një koalicion të sinqertë, kundër atij që ata i thonin “Isë, Isë argati i Serbisë”, e tash qysh muj me i besu unë Glaukut dhe shokëve të tij, që tash ky bashkimi me argatin e Serbisë nuk është për me e ndihmu Serbinë?…….Tash janë ba bashkë me atë që e quanin argat i Serbisë. Unë veç një pyetje e kam, argati i Serbisë hoqi dorë apo këta u bënë argat i Serbisë?”, ka thënë Sherifi.

E premtoi votën e tij për rrëzimin e Qeverisë pjesë e të cilës është, por me një kusht.

“Këtë po e them në emrin tim, Kurdo që LDK, Vetëvendosje dhe PSD arrijnë të bëjnë koalicion parazgjedhur me platformë të qartë për bisedimet me Serbinë se si e shohin ata, por jo me qeverisje të përditshme, Qeverisë së ardhshme cilado qoftë ajo do të varet si do e trajtojnë dialogun me Serbinë. Nëse ata kanë një platformë, një delegacion që ia prezantojnë popullit unë ua premtoj votën për rrëzimin e Qeverisë dhe shkuarjen në zgjedhje, Por jo veç me rrëzu Qeverinë me shku në zgjedhje e kush po mundet me shti hundën i pari” ka thënë Sherifi.

Sipas tij, logjika e Vetëvendosjes nuk e dërgon askund vendin.

 

Facebook Comments

Te ngjajshme