Zinedine Zidane ka folur për të kaluarën e tij si trajner i Real Madridit duke i thënë disa fjalë edhe për lojtarët që i ka drejtuar, si Karim Benzema, Sergio Ramos dhe Cristiano Ronaldo.

“Karim ishte i rëndësishëm për baraspeshën e skuadrës për mënyrën se si unë dëshiroja që skuadra të sulmonte”.

Sa i përket dyshes Cristiano Ronaldo dhe Sergio Ramos, ish-trajneri i Los Blancos është shprehur: “Që të dy janë lojtarë me shumë energji dhe ndikim brenda skuadrës”.

“Sergio Ramos është lider natyral dhe ka ndikim të madh në zhveshtore, ndërsa Cristiano Ronaldo është lider në fushë dhe i frymëzon bashkëlojtarët. Ata e plotësojnë njëri-tjetrin shumë mirë”, ishin fjalët e ZiZu.

Kujtojmë që vetëm pesë ditë pasi e fitoi Ligën e Kampionëve për të tretën herë radhazi, Zidane i habiti të gjithë duke hequr dorë nga posti i trajnerit të Los Blancos.

 

 

Facebook Comments

Te ngjajshme