Reperi nga Tetova, S4MM, ka paralajmëruar se kënga e tij e re do të publikohet në një të ardhme të afërt.

“Dashuri” do të mbajë titullin kënga e re, e cila është paralajmëruar qe një kohë.

“Faleminderit të gjithëve që ma keni bërë hit para se të publikohet projekti. Mundësisht bëni tag të gjithë njerëzit që i keni. ‘Dashuri’ vjen së shpejti”, ka shkruar Samiri në një postim në Instagram.

Publikimi është shoqëruar edhe një fotografi që duket të jetë fragment nga videoklipi i këngës së re.

S4MM ka hyrë fuqishëm në tregun muzikor shqiptar duke publikuar disa këngë mjaft të pëlqyera nga fansat e tij.

Këngët solo dhe bashkëpunimet me emra të njohur të skenës shqiptare janë shndërruar në hite.

“Medelina” ishte kënga me të cilën S4MM shpërtheu në skenën e hip-hopit shqiptar. Më pas, ai solli disa projekte tjera të suksesshme, por edhe bashkëpunime të pëlqyera.

Dueti me Noizyn, “La Familia”, është një prej bashkëpunimeve të fundit që është lansuar në muajin korrik.

Facebook Comments

Te ngjajshme