Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të lansojë raportin Analizë e Pulsit Publik mbi çështjet e rinisë.

Lansimi i raportohet bëhet sot nga ora 11:00.

Ky studim shqyrton perceptimet, qëndrimet dhe pritjet e të rinjve lidhur me kënaqshmërinë e tyre me çështjet si migrimi, arsimi, punësimi, marrëdhëniet ndëretnike dhe pikëpamjet për të ardhmen në Kosovë.

Për qëllimet e këtij studimi, në janar të vitit 2018, është zhvilluar një anketë me një numër të përgjithshëm prej 452 respodentësh kosovarë të moshës prej 14 deri 35 vjeç. Për më tepër, janë anketuar shtatë fokus grupe me 82 respodentë nga Prizreni, Gjilani, Mitrovica, Graçanica, Mitrovica e veriut, Peja, dhe Prishtina.

Rezultatet tregojnë se pjesa më e madhe e respodentëve janë pesimist lidhur me të ardhmen e Kosovës, përderisa shumica prej tyre konsiderojnë se mungesa e rasteve për punësim, varfëria, nepotizmi dhe korrupsioni janë sfidat kryesore të perspektivës së tyre në Kosovë.

Facebook Comments

Te ngjajshme