Një vit qeverisje, analistët: Haradinaj kishte më shumë skandale se suksese (Video)

Njohësit e zhvillimeve politike vlerësojnë se gjatë këtij viti Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj ka pasur shumë skandale e pak punë.

Të martën bëhet një vit prej kur Ramush Haradinaj, zyrtarisht mori drejtimin e Qeverisë së Kosovës.

Mandati i tij brenda këtij viti kaloi me shumë diskutime e debate.

Arton Demhasaj nga Organizata Çohu, përmend disa nga skandalet e kësaj Qeverie.

“Për këtë vit Qeveria Haradinaj është përcjellë nga skandalet ose dyshimet për skandale, që flasin sidomos për 53 milion eurot për Bektel-Enkën edhe pse këto mjete ende nuk janë paguar por pritet të paguhen. Po ashtu problematike ka qenë dyfishimi i pagave për një pjesë të stafit të qeverisë dhe që lidhet edhe me drejtësinë. Ndërsa edhe kabineti i madh qeveritar përbën një problem të madh”, deklaroi Arton Demhasaj për RTV Dukagjinin.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Zekirja Shabani tha se në 1 vit qeverisje Haradinaj më së paku është folur për ekonominë. Shtoi se vendimet e kryeministrit kanë qenë të ngutshme.

“Nuk është se ka pasë ndonjë arritje të madhe ekonomike gjatë këtij viti qeverisje. Megjithëse janë marrë vendime ekonomike, ato kanë qenë në disfavor të zhvillimit ekonomik. Qeverisja do të mbahet në mend edhe për shpronësimet në Hade dhe Shipitullë, pra për vendime të ngutshme ekonomike që nuk japin shpresë se do të gjenerojnë rritje ekonomike, dhe do të krijojnë një ambient më të mirë për biznesin në vend”, thotë Zekirja Shabani.

Analisti, Astrit Gashi ndërkaq tha se gjatë këtij viti të qeverisjes Haradinaj demokracia në vend ka ecur prapa.

112 Shkepje

“Fatkeqësisht qeverisja në Kosovë ka njëfarë degradimi të demokracisë dhe ka një degradim të gjuhës së përdorur nga qeveria. Këtu më së shumti në sy bie kryeministri Haradinaj i cili duket se shumë shpesh po i humb nervat dhe po e degradon gjuhën publike më të cilën po u drejtohet si opozitës ashtu edhe qytetarëve. Rastet janë të shumta, sidomos në kohën e fundit si me z.Blakaj ashtu edhe me z.Kurti., kështu që kjo qeverisje kështu siç është nuk shënon ndonjë përparim në zhvillimin e demokracisë dhe lirive në Kosovë, por shënon një stagnim ndoshta edhe një kthim mbrapa”, shprehet analisti Astrit Gashi.

Analistët si suksese të Haradinajt përmendën Ligjin për Prishtinën, Ligji për Pagat, si dhe përfundimi i procesit të Demarkacionit.

Facebook Comments

Te ngjajshme