Përmes postimeve në rrjetet sociale, Tayna ka lënë të kuptohet se është në përgatitje të projektit të radhës.

Reperja hyri fuqishëm në skenën e muzikës sonë duke realizuar tri hite të njëpasnjëshme, ndërsa tash është në përgatitje të këngës së re.

Në profilin e saj në Instagram, ajo e ka publikuar një fotografi nga studioja, ku është duke e realizuar këngën e re.

Ndërsa në një xhirim të publikuar në InstaStory ka shkruar: “Kështu do të vallëzoni kur ta dëgjoni këngën e re që sapo e kam bërë”.

(Foto: InstaStory/Tayna)

Në mbishkrim është edhe emri i producentit Cricket, i cili duket se qëndron prapa këngës së re.

Vera e këtij viti ka qenë përplot angazhime për këngëtaren Tayna, e cila hyri fuqishëm në skenën e muzikës shqipe me hitin e saj, “Columbiana”, që e realizoi në bashkëpunim me Don Phenom në muajin qershor.

Pas lansimit të këngës “Shqipe”, reperja vazhdoi të pëlqehet akoma më shumë, teksa kënga e saj e tretë, “Fake”, u publikua në muajin gusht. /Telegrafi/

Facebook Comments

Te ngjajshme