Kategorie: BIZNES

Biznesmeni kosovar që ua dha punëtorëve pagën e 13-të

Biznesmeni kosovar Burim Piraj, pronari i fabrikës së përpunimit të mishit “Meka”, e cila gjendet në fshatin Pllavë të komunës së Dragashit, gjatë vitit që lamë pas punëtorëve ua ka dhënë për herë të parë pagën e 13-të. Piraj thotë se sivjet po planifikon që punëtorëve t’ua japë edhe pagën e 14-të. Sipas tij, suksesi i biznesit është i garantuar vetëm kur punëtorët janë të kënaqur me punën e tyre Është veprim i zakonshëm për një kompani të Zvicrës, por jo edhe të Kosovës. Kompania kosovare “Meka”, e cila merret me përpunimin e mishit, në fund të vitit të...

Read More

Vetëm reciprociteti ekonomik gjunjëzon Serbinë

Niveli i lartë i importit prej 400 milionë eurosh në Kosovë bën që Serbia të jetë e varur nga tregu i Kosovës e, në anën tjetër, sa i përket çështjeve politike, ajo vazhdon të provokojë dhe të tregohet diskriminuese ndaj shtetit të Kosovës. [the_ad id=”2805″] Përfaqësues të bizneseve dhe njohës të çështjeve ekonomike kanë kërkuar reciprocitet ekonomik të menjëhershëm ndaj shtetit serb. Sipas tyre, vetëm reciprociteti ekonomik mund ta gjunjëzojë Serbinë dhe mund të ketë ndikim më të madh sesa ai politik. Ata kanë thënë se sa herë Kosova ka përdorur masa të reciprocitetit ekonomik, është përcjell me presione...

Read More

Qytetarët kërkojnë t’i thuhet JO numrit 860: Mbrojeni Atdheun duke bojkotuar produktet e Serbisë!

Produkte  vendore: Ditë më parë, një ndër lajmet kryesore të aspektit ekonomik ishte rënia e shkëmbimeve tregtare Shqipëri-Kosovë, pasi bizneset kanë “frikë” nga serbët. Në të njëjtën kohë, Serbia është kampion në Kosovë, sa i përket eksportit të mallrave të saj në vendin tonë. Importi i mallrave serbe nuk ka të ndalur. Bazuar në të dhënat zyrtare të Doganave të Kosovës, më 2015 në Kosovë janë importuar mallra të produkteve serbe në vlerë prej 372 milionë eurove, ndërsa përmes rrugëve ilegale shifrat jozyrtare përllogariten të sillen nga 100 deri në 200 milionë euro, me çka e importi rritet në afro...

Read More

Zëvendëskryeministri Kelmendi: Zejtarët do të kenë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, priti në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Zejtarëve dhe Afaristëve të Prizrenit, të kryesuar nga kryetari Sami Dida. Sipas një njoftimi, zëvendëskryeministri Kelmendi tha se qyteti i Prizrenit njihet si vendi që ka shumë zejtarë, andaj premtoi se ata do të kenë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës në lehtësirat tatimore për zejtarët dhe prodhuesit vendor. Në takim, po ashtu e theksua nevoja e fiskalizimit të bizneseve, e po ashtu edhe mundësia e organizimit të panaireve profesionale që kanë të bëjnë me zejtarinë. “Duke theksuar klimën për zhvillimin e biznesit, zëvendëskryeministri Kelmendi tha...

Read More

Powered by Live Score & Live Score App