Malishevë: Përkujtohen të vrarët në masakrën e vitit 1990
Sot, në Malishevë, me homazhe dhe nderime, janë përkujtuar të rënët e “Masakrës së Malishevës”, e 30 janarit të vitit 1990. Në këto homazhe dhe nderime, krahas familjarëve, morën pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, i shoqëruar nga drejtorët e drejtorive komunale dhe personalitete e qytetarë të tjerë. Më 30 janar të vitit 1990, në qendër të Malishevës, gjatë protestave popullore, për të drejtat e popullit shqiptar në Kosovë, kundër regjimit serb dhe kundër sistemit të asaj kohe, policia serbe, ka hapur zjarr mbi popullatën, ku janë vrarë Hysni Mazreku dhe Ali Kryeziu, derisa dhjetëra të...
Read More