Kategorie: Te tjera

Nuk dorëzohet Haxhi Arifi, kërkon edhe një mandat në krye të BSPK-së (Video)

Kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Haxhi Arifi, edhe pse ka më shumë se dy vite që e ka arritur moshën e pensionimit,  vazhdon të qëndrojë në krye të kësaj sindikate dhe nuk e lëshon frontin. Madje mosha nuk i kishte penguar as Qeverisë së Kosovës, dhe i ka propozuar deputetëve që edhe për një mandat t’i përfaqësojë interesat e ish-punëtorëve në bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP). Arifi thotë se zgjedhjet e parapara më 2 nëntor të vitit ta kaluar, janë shtyrë në pranverë. Me herët ka deklaruar se do të heqë dorë nga...

Read More

A i zhgënjeu kryeministri Mustafa ekspertët e ekonomisë? (Video)

Pritjet e ekspertëve të ekonomisë nga kryeministri i vendit, Isa Mustafa për një zhvillim ekonomik më të mirë kanë qenë më të mëdha. Kështu, ka deklaruar në emisionin “Euro Tribuna”, profesori Universitar, Gazmend Qorraj. Sipas tij, ajo që duhet të ndodhë në mënyrë që Kosova të ketë zhvillim ekonomik është që institucionet ta kenë prioritet rregullimin e qarqeve të marrëdhënieve me vendet rajonale. A i zhgënjeu kryeministri Mustafa ekspertët e...

Read More

Hoti: Këtë vit presim 4% rritje ekonomike

Pakoja e re fiskale e cila do të mundësojë lehtësira për bizneset, krijimi i Agjencisë të të hyrave, i cili i bashkon Doganën dhe Administratën Tatimore të Kosovës janë disa prej objektivave kryesore që Ministria e Financave ka për këtë vit. Në një konferencë për media,ministri Avdullah Hoti, ka shpalosur të arriturat dhe synimet për këtë vit. Mision i pa mundur vitin që lamë pas ishte edhe mosarritja e të hyrave nga dividenta prej 15 milionë eurove nga Telekomi i Kosovës. “Është pakoja fiskale e cila në parim është aprovuar në dhjetor të vitit të kaluar dhe ne tani...

Read More

“Trenat” me mallra nga Serbia që nuk ndalen

mallra: Shën Stefani u kthye të njëjtës rrugë që ishte nisur nga Beogradi. Bashkë me “të shenjtët” e tjerë serbë duket se kishin marrë “trenin e gabuar” për në Kosovën që nuk e njihnin si të pavarur. Por larg binarëve, ku ishte përqendruar tërë vëmendja e institucioneve dhe qytetarëve, në heshtje rrugëve të asfaltuara kalonin kamionë plotë mallra për të mbushur dyqanet e kosovarëve. Mielli, qumështi madje edhe uji për të shuar etjen kosovarët vjen me shumicë nga shteti prej të cilit Kosova u nda me luftë gati 18 vite më parë, shkruan Gazeta Fjala. Produktet esenciale ushqimore, duke...

Read More

MI: Rrugët në tërë vendin, të mirëmbajtura dhe të kalueshme

Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se menaxherët rajonalë me ekipet mbështetëse të MI-së dhe kompanitë e kontraktuara po vazhdojnë të jenë në gjendje gatishmërie pa ndërprerë, duke monitoruar, pastruar dhe mirëmbajtur të gjitha rrugët e vendit. Po ashtu, sipas kësaj ministrie, ekipet e MI-së po vazhdojnë t’u dalin në ndihmë ekipeve lokale nëpër komunat e Kosovës në çdo kërkesë të tyre. “Të gjitha rrugët në vend janë në gjendje të mirë, ndërsa ekipet e MI-së po vazhdojnë të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, në mënyrë që zhvillimi i komunikacionit në vend të jetë i sigurt dhe pa...

Read More
  • 1
  • 2

Powered by Live Score & Live Score App