Kategorie: Kosove

BIK njofton në Natën e Kurban Bajramit se sivjet nis ndërtimi i Xhamisë Qendrore (Video)

Xhamia më e madhe në Ballkan veçse është në përfundim. E kompania turke që po kryen punimet e xhamisë së Namazgjas në Tiranë, pritet që sivjet të nis punën edhe në Xhaminë Qendrore në Prishtinë.   Ahmet Sadriu nga BIK ka thënë se projekti që ishte përzgjedhur më herët, me pak ndryshime, do të realizohet me 50 milionë eurot e ndara nga Bashkësia Islame e Turqisë, njofton Klan Kosova. Kështu u tha pikërisht në natën e Kurban Bajramit, kur edhe Myftiu Naim Tërnava doli për ta dhënë mesazhin e tij për këtë festë që lidhet me përfundimin e shpalljes...

Read More

Elez Blakaj tregon pse ka dhënë dorëheqje, përmend edhe emra

Prokurori special i dorëhequr, Elez Blakaj, përmes një postimi në Facebook ka dhënë disa nga arsyet e dorëheqjes së tij. Përmes një letre, Blakaj ka thënë se përmes letrës së tij, ai dëshiron të përcjell dy porosi. E para është protestë dhe e dyta një mesazh. Ndër tjerash ai ka thënë se Kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi, i ka kërkuar atij llogari se pse në mesin e dëshmitarëve e ka ftuar edhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin. Letra e tij e publikuar në Facebook: Të nderuar kolegë, miq dhe qytetarë, I shtyrë nga reagimet e shumta dhe ndikimin në...

Read More

Viti 1999: Vizita e Kofi Annan në Kosovë

Ish-sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan ka vizituar Kosovën në tetor të vitit 1999, ku kishte një takim me përfaqësuesit politikë shqiptarë dhe serbë të Kosovës, si dhe me drejtuesit e KFOR-it. Ai fillimisht është pritur në Aeroportin e Prishtinës, nga kryeadministratori i parë i UNMIK-ut në Kosovë, Bernard Kushner, për të vazhduar në Prishtinë ku është pritur nga mijëra qytetarë. Në Kuvendin e Kosovës ka zhvilluar një takim të përbashkët me Ibrahim Rugoven, Hashim Thaçin, përfaqësues serb dhe kishës katolike serbe, si dhe përfaqësues të KFOR-it dhe UNMIK-ut. Annan ishte i pari afrikan...

Read More

Prokurori Blakaj e kishte raportuar në polici për një kërcënim: Po frikësohem për familjen

Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi ka thënë se nuk ka marr njoftim zyrtar nga prokurori i Prokurorisë Speciale, Elez Blakaj se dorëheqja e tij ka të bëjë me kërcënime që ai ka marrë gjatë kryerjes së punës, thuhet në një komunikatë për shtyp. Express ka tentuar ta marrë një deklaratë nga Një deklaratë e tillë erdhi pas raportimeve në mediat lokale se Blakaj dha dorëheqje pasi ishte kërcënuar lidhur me hetimet e tij që po i bënte në disa raste të terrorizmit si dhe dyshimet për manipulime me lista të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Sidoqoftë, dëshirojmë të...

Read More

Merkel: Kufijtë e shteteve të Ballkanit Perëndimor të paprekshëm

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha të hënën se nuk mund të ketë ndryshime kufijsh në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ajo i bëri këto komente pas takimit me kryeministrin e Bosnjës, Denis Zvizdiq, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet në rajon. Merkel tha se me mysafirin e saj kanë rënë dakord për disa çështje. “Ne u pajtuam mbi tri çështje, të cilat janë mbi të gjitha të tjerat: çështja e parë është integriteti territorial i të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor. Kjo është një gjë e shenjtë dhe këtë duhet ta përsërisim gjithherë, sepse ka gjithmonë përpjekje për të...

Read More