Kategorie: Kosove

AAK e quan hajgare ftesën e Mustafës për koalicion

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa ka thënë se partia që ai drejton është e hapur për krijimin e Qeverisë së re me AAK’në dhe Nismën, por duke përjashtuar PDK’në. Kësaj oferte i është përgjigjur partia e Ramush Haradinajt. Në AAK ftesën e Mustafes e kanë cilësuar edhe si hajgare. Muharrem Nitaj, anëtar i kryesisë në AAK ka thënë për Express se këto ftesa nuk kanë aspak vlerë. Ai madje ka thënë se nuk janë hajgarexhinjë dhe se koalicionit PAN i qëndrojnë mbrapa. “Ne nuk jemi hajgerexhi. Opinioni publik dhe secili duhet ta dijë se ne e kemi një koalicion parazgjedhor...

Read More

Selimi: Nuk kam votë për Haradinajn kryeministër

Ka pasur zëra që të nominuarin e koalicionit PAN për kryeministër, Ramush Haradinajn, do ta votojnë edhe deputetë jashtë këtij koalicioni. Një gjë të tillë e kanë deklaruar edhe zyrtarë të tyre. Njëri ndër emrat e përfolur që do ta votojë Haradinajn, ka qenë edhe ai i Rexhep Selimit nga Lëvizja Vetëvendosje. Mirëpo, Rexhepi gjatë një bisede me Gazeta Metro ka hedhur poshtë këto spekulime. “Jo nuk do ta votoj në asnjë mënyrë Ramush Haradinajn”, ka thënë Selimi. Arsyeja e përfoljes se Rexhep Selimi është njëri nga deputetet jashtë koalicionit PAN që do ta votojë qeverinë e udhëhequr nga...

Read More

Japin dorëheqje nga Komuna Dardan Sejdiu, Fitore Pacolli e Arbërie Nagavci

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, bashkë me drejtorin e Urbanizmit, Liburn Aliu, dhe drejtoreshën e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë dhënë dorëheqje nga pozicionet që i mbajnë në Komunën e Prishtinës. Në këtë vendim atyre i është bashkuar edhe Fitore Pacolli, shefe e kabinetit të Shpend Ahmetit, transmeton “Indeksonline”. Largimet e tyre nga Komuna e Prishtinës vijnë pasi në zgjedhjet e 11 qershorit ata kanë arritur të marrin vota për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës. E, shefi i tyre ndonëse i votuar nga shumë përkrahës të Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti ka zgjedhur të qëndrojë kryetar i Prishtinës, duke...

Read More

Ish pjesëtari i UÇK’së mohon se u arrestua nga Policia e Kosovës

Gjatë ditës së sotme mediat kanë raportuar se pjesëtarë të Policisë së Kosovës sot rreth orës 11 kanë arrestuar ish-pjesëtarin e UÇK-së, Besim Vokshi. Sipas raportimeve Vokshi është arrestuar në ndërtesën e Gjykatës Themelore të Gjakovës dhe është transportuar për në Prishtinë. Por lajmin e arrestimit e ka demantuar vet ish pjesëtari i UÇK’së, Besim Vokshi. Ai për Express ka deklaruar se gjatë ditës së sotme nuk është kontaktuar e as ndalur nga policia. Thotë se që nga mëngjesi gjendet në njërën nga pishinat e qytetit të Gjakovës. “Nuk është i vërtetë lajmi rreth arrestimit tim. Unë jam në pishinë....

Read More

Ministria e Shëndetësisë hedh poshtë pretendimet se uji në Kosovë është kancerogjen

Gazeta italiane “Il fatto quotidiano” gjatë ditës së djeshme ka botuar një tekst në të cilin shkruan se uji që e pimë është kacerogjen. Kjo e përditshme shkruan se kontingjenti italian me mision në Kosovë, të paktën deri më 2016 ka pirë ujë kancerogjen. Mjeku ushtarak, Ennio Lettieri, thotë se “Uji i analizuar më 2015 përmbante bromat, kancerogjen i klasës 2B, në sasi prej 65/97 mikrogramë-litër”. Ndërkohë, pavarësisht kësaj Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShP), thotë se cilësia e ujit në Kosovë është brenda standardeve të parapara me rregulloret për cilësinë e ujit për pirje. Zyrtarë nga IKShP, deklarojnë se...

Read More

Powered by Live Score & Live Score App