Kategorie: Kosove

Serbia vazhdon të administrojë me hekurudhat e Kosovës në veri

Institucionet e Kosovës nuk administrojnë me hekurudhat në veri të vendit. Administrimi mbi këto hekurudha nuk ndodhi as pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Përkundrazi, nga ajo periudhë, linjat hekurudhore në veri janë nën administrimin e Serbisë dhe strukturave paralele serbe. Në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, Kosova dhe Serbia, kohë më parë, kanë nënshkruar marrëveshjet për zhbërjen dhe shuarjen e strukturave paralele, por ato vazhdojnë të mbajnë ndikimin e tyre në zona të banuara me shumicë serbe në Kosovë. Agron Thaçi, kryeshef ekzekutiv në kompaninë “Infrakos”, e cila merret me infrastrukturën hekurudhore, i ka thënë...

Read More

Vazhdojnë pritjet në Merdare, kosovarët presin 2 orë në kolonë

Zyrtarë të Policisë së Kosovës thanë se pritjet në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Merdar, sado që janë shkurtuar, vazhdojnë të zgjasin deri në një orë e gjysmë. Në bazë të shënimeve të Policisë së Kosovës, radhët e makinave në kufirin në Merdar arrijnë deri në 400 metra. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i tha Radios Evropa e Lirë se gjendja lidhur me fluksin e automjeteve dhe udhëtarëve nëpër të gjitha vendkalimet e tjera kufitare raportohet të jetë normale. Një gjendje e rënduar në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, edhe në Merdare, por edhe...

Read More

PDK-ja kërkon hetim të tenderit për mirëmbajtjen e rrugëve

Dega e PDK-së në Ferizaj në një letër të hapur drejtuar kryeprokurorit Shukri Jashari, nga i cili ka kërkuar hetimin e lidhjeve farefisnore ndërmjet kreut të Komunës, Muharrem Sfarqa, dhe konsorciumit “Isa Ingenering” dhe “Hajrushi”, të kontraktuar për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve. “Z. Jashari, tenderin për pastrimin e rrugëve të fshatrave (2 llote), i ka fituar kompania “Konsorciumi N.N.SH. “Hajrushi dhe Isa Ingeniering” nga Vitia, shkruan sot “Koha Ditore”. Nënkontraktor është angazhuar kompania “GANI COMPANY”, pronë e Gani Leskovcit, e i cili është daja i kryetarit Sfarqa. Pra, fjala është për të njëjtin Gani Leskovci, i cili që nga...

Read More

Tomuschat: Haradinaj rrezikohet vetëm nëse ka akuza të reja

Akuzat e vjetra për Ramush Haradinajn, i shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës, nuk bëhen dot më shkak për arrestimin e tij, sipas ekspertit gjerman, Christian Tomuschat.  Eksperti i së drejtës ndërkombëtare dhe europiane, i cili ka punuar për shumë vite si profesor në Universitetin Humboldt në Berlin, në intervistën për Deutsche Welle, i pyetur se çfarë mund ta rrezikojë Ramush Haradinajn, ose çfarë mund ta bëjë Francën që të realizojë ekstradimin e tij, thotë se situata ndryshon nëse ka akuza të reja.  Prof. Tomuschat, politikani kosovar, Ramush Haradinaj u arrestua në Francë, mbi bazën e një urdhërarresti të Interpolit, të kërkuar nga...

Read More

“Arrestimi i Haradinajt u planifikua në Kosovë?”

Deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala, mendon se arrestimi i Ramush Haradinajt në Francë është planifikuar nga persona në Kosovë. Sipas ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haradinajt iu planifikua arrestimi në mënyrë që të mos mund të merrte pjesë në inaugurimin e Donald Trump-it president i SHBA-ve, pasi Haradinaj ishte një nga të paktit që kishte marrë ftesë për këtë event. “Fatkeqësisht kohëve të fundit gjithçka mund të pritet prej njerëzve tonë brenda dhe jashtë vendit. Këtë e shohim nga mosreagimi i duhur i institucioneve tona, që lë për t’u kuptuar që kjo pritej apo ishte edhe...

Read More