Mustafa: Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme, do të krijonte hapësirë për tensione
Kryeministri i vendit, Isa Mustafa në një intervistë për Telegrafin ka folur për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, duke thënë se nuk e sheh asnjë aspekt, që një proces zgjedhor i parakohshëm do të ndihmonte proceset në Kosovë. “Kam bindjen e plotë se çdo hyrje në procese elektorale të parakohshme, do të krijonte hapësirë për pakënaqësi me organizimin e tyre, për tensione, dhe si rezultat do të prolongohej çdo progres në vend. Aq më shumë kur zgjedhje të tilla nuk mund të prodhojnë rezultate shumë të ndryshme nga ato të zgjedhjeve të fundit”, ka thënë Mustafa për Telegrafin....
Read More