Kategorie: Lajme

Kadaj-Bujupi sulmon ashpër presidentin Thaçi

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi, ka drejtuar një mal akuzash në drejtim të presidentit të vendit, Hashim Thaçi. Kadaj-Bujupi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Thaçi po përpiqet ta mbajë peng Republikën. Postimi i plotë i deputetes Kadaj-Bujupi: “I ashtuquajturi President përsëri po dëshmon me veprimet e tij se nuk e përfaqëson as unitetin dhe as popullin. Dhunshëm krijoi karrierën e tij politike. Dhunshëm nënshkroi marrëveshjet kundërkushtetuese me Serbinë. Dhunshëm u zgjodh në krye të shtetit. Kryedhunuesi i shtetësisë ende po shtiret me maskën e paqësorit. Maskën me të cilin po përpiqet ta mbajë peng ende...

Read More

Mbetjet spitalore “varrosen” pranë të vdekurëve në Arbëri

Hedhja e mbetjeve spitalore në brigjet e lumit Erzen, ishte skandali që ngjalli reagime të shumta në Shqipëri. U alarmua i tërë shteti për rrezikun që shkaktojnë mjetet e përdorura tek pacientët e mbetjet nga kurimet nëpër spitale. Por, a e dini ku përfundojnë shiringat, gjilpërat e mbetjet tjera patologjike nga operacionet e ndryshme të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës?   Gazeta Fjala në një hulumtim ka gjetur se një pjesë e tyre përfundojnë në deponinë e mbeturinave në Mirash, ndërsa një pjesë më sensitive që mund të jetë tepër e rrezikshme për shëndetin e qytetarëve varroset përskaj trupave të...

Read More

Vetëvendosje dhe LDK vazhdojnë përpjekjet për bashkimin e forcave

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje janë duke bërë përpjekjet e fundit për një koalicion të përbashkët. Takimet e zyrtarëve të këtyre dy subjekte kanë vazhduar edhe sot, ku temë diskutimi ishin format e mundshme të bashkëpunimit. Lajmin  e ka konfirmuar Shkodran Hoti nga zyra për media e VV-së. Ai ka thënë se ka pasur një takim gjatë ditës së sotme, ndërkaq nuk ka dhënë më shumë detaje. Më 8 korrik KQZ-ja certifikoi rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit. Ndërsa, presidenti ka afat ligjor deri më 8 gusht për ta thirrur seancën konstituive të Kuvendit. PAN si fitues...

Read More

Tash në “Përballje”: A ka cilësi uji që pihet në Kosovë? (Video)

Në emisionin “Përballje” – prodhim i Telegrafit me gazetarin Muhamet Hajrullahu që transmetohet edhe në RTV Dukagjini – diskutohet për cilësinë e ujit të pijes në Kosovë. A ka vend për shqetësim për cilësinë e ujit të pijes në Kosovë? Çka thonë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, të cilët monitorojnë ujin? A duhet të shqetësohemi për ujin që vjen nga ujesjëllësit rajonalë në tërë territorin e vendit? Çfarë thonë në IKSHP për ujin e ambalazhuar? Sa monitorohet cilësia e këtij uji dhe kujt duhet t’i besojmë në për standarde? Pse IKSHP thotë se nuk ka dozë për shqetësim?...

Read More

Për herë të parë në Kosovë, nipi e mbesa e Shote Galicës: Në Shqipërinë e Zogut, kush s’u kujdes për Shotën (Video)

Shota është trashëgimtarja e familjes së heroinës Shotë Galicës, e cila ka trashëguar emrin e saj, pasi Shota e vërtetë, Shotën e sotme e ka mbesë. Në Galicë, familjarët e Shotë Galicës u pritën nga pasardhësit e Azem Galicës dhe bashkëfshatarët e tij. Momente emocionuese pati në këtë tubim, ishte i pari pas shumë vjetësh! Është hera e parë që vjen në vendlindjen e heroit të kombit, Azem Galicës, mbesa e Shotë Galicës, Shota 84-vjeçare, së bashku me vëllain e saj! Të dy janë fëmijët e vëllait të Shotës, Sali Halilit. Ajo ndihet e emocionuar dhe shton se ndjehet...

Read More

Powered by Live Score & Live Score App